Denoncimi: Skandali i harruar i “Këmbanës së Paqes” dhe Blendi Gonxhe
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e publik.al rikthen në vëmendje një çështje të hershme që, sipas qytetarit denoncues, lidhet me Blendi Gonxhen gjatë kohës kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në qendër të denoncimit është “Këmbana e Paqes”, simboli i realizuar me gëzhojat e plumbave të vitit 1997 dhe i dhuruar nga Vatikani.
“Gonxhja e ka filluar më herët marifetin e hajdutërisë. Në vitin 2000 ka qenë zv.kryetar bashkie. Në ato vite ndodhi skandali i Këmbanës së Paqes, këmbana e dhuruar nga Vatikani, e bërë me gëzhojat e plumbave të ’97-ës. Këmbana u dhurua dhe këta bënë tender 100 milionë lekë për këmbanën”, thuhet në denoncimin e dërguar në redaksi.
Denoncuesi pretendon gjithashtu se çështja në atë kohë ishte ndjekur nga organet e drejtësisë, duke përmendur emrin e prokurorit Shkëlqim Hajdari.
Ajo që kërkon verifikim është nëse ka ekzistuar realisht një procedurë tenderimi me vlerë rreth 100 milionë lekë, çfarë objekti kishte ajo dhe cilat institucione apo persona kanë qenë përgjegjës për vendimmarrjen.
Denoncimi rikthen kështu në vëmendje një pyetje të thjeshtë: nëse “Këmbana e Paqes” ishte dhuratë, për çfarë u përdorën fondet e pretenduara prej 100 milionë lekësh?
Ky denoncim rikthen në vëmendje pikëpyetjet mbi menaxhimin e fondeve publike dhe tenderave në strukturat e Bashkisë së Tiranës që në hapat e parë të karrierës zyrtare të Blendi Gonxhes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






