Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën drejtuesi i mjetit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mazhar të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në një zonë kodrinore.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit, i cili ishte banor i zonës, ka humbur jetën.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi të. Megjithatë, rrethanat dhe dinamika e plotë e aksidentit mbeten ende për t’u përcaktuar.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet përkatëse janë nisur drejt vendit të aksidentit për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të dokumentuar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



