E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beja: Zgjerimi i kufirit grek me 12 milje, i papranueshëm “Duhet transparencë për negociatat që po bëhen mes dy vendeve”
Sot

Beja: Zgjerimi i kufirit grek me 12 milje, i papranueshëm “Duhet transparencë për negociatat që po bëhen mes dy vendeve”

Ish-komandanti i Forcave Detare dhe kryetari i grupit negociator të ekspertëve në marrëveshjen me Italinë, Vladimir Beja e cilëson të papranueshme pranimin nga Shqipëria që Greqia të shtrijë deri në 12 milje hapësirën e saj detare. Në një intervistë për Tv Klan ai thotë se negociatat mes dy vendeve duhet të nisin nga e para pas rrëzimit të marrëveshjes së vitit 2009 dhe duhet të mbështeten mbi ligjin e kufirit të vitit 1936 që fqinji ynë jugor, që i njeh hapësirë detare deri në 6 milje.

“Greqia e ka mbyllur marrëveshjen e detit me Italinë duke pasur ujëra territoriale 6 milje dhe Italia 12 milje. Italia e ka mbyllur me Shqipërinë duke respektuar ujërat territoriale reciproke, si Italia, edhe ne me 12 milje. Pala shqiptare duhet t’i fillojë negociatat me Greqinë duke njohur ligjin aktual të ujërave territoriale greke, që është 6 milje”.

Beja thotë se kjo nuk është tentativa e parë që Athina zyrtare bën për të zgjeruar shtrirjen e saj detare. Duke iu referuar një rasti të ngjashëm me atë të Shqipërisë përpara viteve ’90, ish-komandanti i Forcave Detare thotë se përpjekje të tilla gjithnjë janë dënuar nga ndërkombëtarët.

“Pasi shikojmë në hartë, Greqia është një shtet ishullor me rreth 14 mijë ishuj. Në qoftë se do të përfitonte këto ujëra territoriale 12 milje, bllokonte gjysmëm e Mesdheut. Kemi një rast precedent ne shqiptarët, në ’75 ne i shtrimë 15 milje. dhe faktikisht kemi një notë të qeverisë amerikane në ’90 dhe u tkurrën përsëri në 12 milje, që jemi brenda limitit”.

Si kryetar i grupit të ekspertëve në marrëveshjen me Italinë, ajo që më së shumti e shqetëson është mungesa e transparencës nga qeveria shqiptare në këtë proces.

“Kemi pesë vjet që kjo qeveri me të drejtën e zanafillës që e çoi në kusht marrëveshjen e vjetër, s’ka transparence për fillimin e saj dhe ku është gjendja e negociatave. Mungesa e transparencës e palës shqiptare është për të ardhur keq se ne informacionet i marrim nga ata dhe jo nga Ministria jonë e Jashtme apo e Mbrojtjes dhe kjo të ve në pozita inferiore”.

Vladimir Beja thotë se rëndësi jetike në këtë proces ka edhe rroli i kreut të shtetit që sipas tij, është lënë në periferi nga qeveria shqiptare në arritjen e marrëveshjes se re me Greqinë. Vetë presidenti nga ana tjetër, i mëshoi dje me anë të një deklarate, transparencës me të cilën duhen zhvilluar negociatat.

Tv Klan

Te lidhura

Kotzias: Zgjerojmë kufirin në 12 milje, Bushati: Dakordësi vetëm për “vijat e kuqe”
Kufiri detar, deklarata e Kotzias ndez Tiranën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.