Kim Mehmeti:Popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato!”
Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka mbështur protestën për të ndaluar Faljen e detit Greqisë
Në një satus ai shkruan:
“Duke mbrojtur partitë dhe pushtetarët, harruam si mbrohet atdheu! Dhe na mbërtheu verbëria që nuk na lë të shohim rininë e pashpresë që i braktisë tokat e të parëve, duke i lënë ato si kopshte pa rojtarë e pa pronarë! Me çka “Shqipëritë’ tona po bëhen pronë e pushtetarëve të cilët, duke mos mundur të gjejnë blerës për ne, ‘shesin’ tokat dhe ujërat e shqiptarisë, pa na e treguar ‘çmimin’ e shitjes! Dhe kështu, ishim dhe mbetëm popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë! Popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato!”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



