E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënimi i Xhikës/ Manjani: Arrestimet bolshevike nuk çojnë në Europë
Sot

Dënimi i Xhikës/ Manjani: Arrestimet bolshevike nuk çojnë në Europë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar një gjyq bolshevik, atë që ju bë ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se sot në Shqipëri dënohesh me gjyqe politike,pa pasur nevojë për asnjë provë.

Sipas tij Xhikës edhe pse nuk ju gjet asnjë provë për ato që ai akuzohej, ai sërish u dënua,dhe kjo vetëm pse nuk është Rilindas.

Ja postimi i Manjanit:

Me arrestime bolshevike nuk shkojmë në Europë.

———————

Kam kohë që them se arresti me burg në Shqipëri bazohet mbi praktika bolshevike! E kam thënë këtë gjë si në parim ashtu edhe për raste të caktuara, përfshi edhe rastin “Tahiri”.

Ligji procedural nuk u rregullua asnjëhere, ndaj prokurorët dhe gjykatësit e zbatojnë sipas qejfit.

Për disa prokurorë “qejfi” përvaktohet nga përkatësia politike ose nga zelli për ti shërbyer të fortit në pushtet! Ndaj ka dhe arrestime politike, ashtu siç ka edhe dështime hetimesh për politikanë në pushtet!

Llogjika e ligji nuk ju hynë në sy!

Se si mund te marrësh në përgjegjësi penale, aq më shumë të arrestosh dikë, me akuzë për një ngjarje që ka ndodhur por që nuk ka lidhje fare me të Akuzuarin?!

Ose si mund të marrësh një masë të dytë arresti, gjatë kohës që po shqyrtohet masa e parë e arrestit më gjykatë, në një ditë pushimi, për një akuzë që sajohet fët e fët, vetëm sa për tu siguruar që të mbahet në burg medoemos!!!

Ashtu siç nuk ka llogjikë që për akuzën e shpërdorimit të detyrës, të vendoset kontrolli i banesës, madje edhe jashtë orarit të lejuar me ligj. Cfarë nguti kishin, se mirë llogjikën ja kanë borxh partisë?!

Çfarë provash kërkon të gjejë prokuroria në banesë, kur shpërdorimi i detyrës hetohet mbi dokumente zyrtare! Pra që gjenden në zyra e jo në banesa.

Liria e personit dhe paprekshmëria e banesës janë themelore, për shoqërinë demokratike! Ato kufizohen për raste ekstreme, por jo për çdo hetim apo qejf që mund të ketë dikush!

Nuk dua të mbroj askënd, por kjo sjellje është anti-kushtetuese e anti logjore! Kur kjo sjellje kryhet pêr motive politike, është edhe anti -demokratike!

E kam denoncuar, kur përdoret rëndom për njerëz të thjeshtë. Kam të drejtë ta denoncoj edhe kur përdoret për politikë.

Kam propozuar madje edhe zgjidhje, por parlamenti dhe disa shkenctarë fallco të jurisprudencës nuk i pranuan!

Nuk i kushtuan vemendje as të huajt qe medemek do na mbronin nga Rusët! Përkundrazi na lanë me qejf në duart e ligjeve Ruse…

Kjo që po shohim është filmi, skenari i të cilit u shkrua nga Rilindja!

Kjo nuk është rilindja e Shqipërisë, por e Rusisë në Shqipëri!

Uroj shumë që opozita të jetë në krye të lëvizjes anti-rilindje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.