E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skllevërit e sistemit… arsimor shqiptar!
Sot

Skllevërit e sistemit… arsimor shqiptar!

Lulezim Begaj

Sistemi yne arsimor eshte ndertuar mbi sektorin publik dhe privat. Ne arsimin baze tashme mesojne mijera nxenes,duke i dhene keshtu ekonomise  se vendit nje ndihme  madhe. Ne kete sektor jane punesuar qindra mesues,te cilet jane nder me te aftet profesionalisht. Ne hapat e pare te celjes se shkollave private (termi jopublik nuk i permbush kriteret e perdorimit) mesuesit me te mire u joshen me rroga deri dy here me te larta sesa ato te arsimit publik per t’u punesuar aty.

Shkollat e para private u konceptuan si biznese fitimprurese, kryesisht te personave pa pervoje ne kete fushe. Per shume kohe shkollat private lulezuan bashke me ekonomine shqiptare, e cila kishte para ne qarkullim.

Investimet e hedhura ne ndertesa dhe pajisje per keto institucione ishin te vogla dhe nuk u pergjigjeshin nevojave te shoqerise sone per t’iu afruar standardeve evropiane ne edukim.

Nga Ministria e Arsimit nuk u kembengul qe te merrnin licence vetem ato institucione private qe plotesonin kriteret ndertimore specifike per shkollat. Abuzivizmi dhe mungesa e kontrollit te shtetit mbi territorin beri qe jo vetem shkollat shteterore te mbeteshin pa oborrre dhe palestra,por qe kjo te konsiderohej e tolerueshme edhe per investimet private.

Keshtu, edhe sot ne vazhdojme te trashegojme ne kete sektor mungesa te medha e te pajustifikuara te mjediseve te bollshme, te oborreve me hapesira pushimi e gjelberimi, te tualeteve  te pamjaftueshme ne numer dhe johigjienike, te palestrave dhe sallave multimediale apo klasave te digjitalizuara.

Ne kete fushe sektori privat nuk ka asnje perparesi ndaj atij shteteror, pervec numrit me te ulet te nxenesve ne klasa,i cili me shpesh ndikohet nga mjediset e ngushta sesa nga standardet qe kane vene pronaret.

Por gjendja ka ndryshuar per keq sidomos per aktoret kryesore te ketij sektori: per mesuesit. Ne keta dhjete vjet , si pasoje e rritjeve te vazhdueshme te rrogave te mesuesve ne sektorin shteteror dhe si pasoje e pavaresise se pronareve private per vendosjen e pagave,hendeku ne shperblimin e dy paleve eshte shuar,madje ne shumicen e rasteve, pagat jane me te uleta ne sektorin privat.

Kjo eshte shoqeruar me humbjen e  drejtave te njohura me ligj dhe ato e percatuara nga Marreveshja e MAS me Sindikaten e Pavarur…2014.

Mesuesit kane kontrata diskriminuese, te cilat nuk respektojne kualifikimin e tyre dhe shkallen e vjetersise ne arsim, ashtu sic ndodh ne sektorin shteteror.  Ata nuk perfitojne shperblime apo miresi te tjera per punen dhe arritjet me te larta.

Norma mesimore eshte nje enderr ne xhunglen e privateve ndonese ata jane te detyruar me ligj ta zbatojne ate.

Tashme eshte bere normale qe mesuesit ne shkollat private te punojne pertej 30 oreve ne jave,,sic e percaktojne Dispozitat Normative…dhe te vijne ne shkolle cdo te shtune per ore mesimi,konsultime e plot pretekse te tjera.

Kesaj i shtohen oret ne te cilat zevendesojne koleget qe mungojne por nuk u paguhen asnjehere.

Caktimi i mesuesve per te shoqeruar nxenesit ne ekskursione brenda dhe jashte vendit nuk shoqerohet me pagese sherbimi,por ata mbeten ne meshire te shofereve ose pronareve te hoteleve e reetoranteve.

Ky abuzim prek edhe pushimet e tyre vjetore.  Jane te paket ata mesues qe plotesojne pushimet e tyre gjate veres, pasi detyrohen te paraqiten ne pune per vitin e ri shkollor qysh me 15 apo 20 gusht.

Nje pjese e tyre detyrohen te promovojne shkollen ne qytet e ne fshat, ndonjehere duke levizur me mjetet vetjake te transportit. Atyre u vihen “plane regjistrimi” ne raport me rrogen ose me kontraten.

Nje persekutim tjeter qe behet me bashkepunimin e MAS-it eshte vendosja e normave mesimore sipas direktivave te pronarit. Mesuesit detyrohente marrin (ose te ngelen pa buke) nje, dy a me shume ore mesimore ne jave mbi normat e vendosura me Urdheresen e MAS-it.

Caktimi i mesuesve pa kualifikimin e duhur per te dhene lende jashte profilit te tyre eshte bere nje praktike per te cilen nuk flitet me.

Nje tallje tjeter eshte pagesa e mesuesve: ne rastin me te mire ata marrin nje rroge te deklaruar ne banke dhe nje tjeter nen dore. Ne rastin me te keq, marrin vetem nje here. Por ka edhe me keqe: disa padrone u japin nje rroge urije cdo muaj dhe reston nje here ne disa muaj.

Per sigurimet e punonjesve mesues shteti bashkepunetor pranon deklarime zyrtare me shifra ne nivelin e fermereve.

Ne kete kontekst shfrytezimi dinjiteti i mesuesve ka rene ne nje shkalle te mjerueshme: notat mesatare vjetore te nxenesve i percakton pronari. Prinderit parallinj  dhe nxenesit “e orientuar” e trajtojne mesuesin si argat te tyre.

Kjo ka cuar ne nje fiktivitet masiv te notes dhe ne rezultate plotesisht te rreme neper kete kategori shkollash, dhe jo vetem ne keto.

Ne e kuptojme se,si pjese e nje shoqerie me kulture te larte korrupsioni,edhe arsimi nuk mund te shpetoje shpejt dhe lehte nga kjo gjendje. Nga ana tjeter, ne besojme se eshte plotesisht e mundur qe te merren masa te ndryshme e te rrepta administrative per te bere kthese ne te drejtat e ligjshme te mesuesve ne sektorin jopublik:

MAS-i dhe Qeveria duhet te vendosin barazimin e sistemit te pagave  mes dy sektoreve, ku liria e vetme e institucioneve jopublike duhet te jete ajo e pagave me te larta.

Ai duhet te nxite terheqjen e mesuesve te ketyre shkollave brenda sistemit shteteror te arsimit nepermjet kuotave te transferimit. Kjo do te rrite nivelin e mesimdhenies ne keto shkolla dhe do te detyroje privatet ne arsim qe te permiresojne e tejkalojne ofertat dhe  kushtet e punesimit ne sektorin privat,duke rezultuar ne nje perfitim per te gjitha palet.

MAS-i duhet te kerkoje me force, te ushtroje kontrolle te rrepta dhe te denoje me ashpersi ato subjekte qe vete i ka licencuar,deri ne heqjen e se drejtes per te punuar ne sektorin e arsimit.

A eshte e mundur?

Pergjigjen e kerkojme nga Zonja Ministre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.