Avokati Goxhaj: APEL DEPUTETËVE TË PD & LSI,kundërshtoni votimin e 2 neneve antikushtetuese të Projektligjit të Soros
Avokati i njohur Altin Goxhaj u bën thirrje deputetëve të dy forcave politike PD dhe LSI që nesër të kundërshtojnë duke votuar kundra dy nene antikushtetuese të Projektligjit të Soros që detyrojnë qytetarët të deklarohen gay, lesbike apo biseksualë që të strehohen me përparësi nga shteti!!!
Statusi i avokatit: APEL DEPUTETËVE TË PD & LSI: Nesër në dt 28 Shkurt 2018 në mbledhjen e radhës së Komisionit të Ligjeve kundërshtoni votimin e 2 neneve antikushtetuese të Projektligjit të Soros që detyrojnë qytetarët të deklarohen gay. lesbike apo biseksualë që të strehohen me përparësi nga shteti!!!
Neni 15, Pika c/xiv dhe Neni 35 pika 3/j janë ANTIKUSHTETUES pasi shtrëngojnë qytetarët që të vetdeklarohen gay, lesbike apo biseksualë që të sigurojnë përparësi për strehim nga shteti apo qera të subvencionuar!!!
Ns nuk e kundërshtoni jeni pjesë e Axhendës Gay të Soros!!!
PROJEKTLIGJ PËR STREHIMIN SOCIAL
NENI 15
KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PËRFITUESVE
Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përzgjedhjen e individëve/familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:
c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:
xiv. individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”.
NENI 35
RREGULLAT E PËRGJITHSHME MBI SUBVENCIONIMIN E QIRASË
3. Përparësi në subvencionimin e qirasë kanë këto kategori:
j) Individët nga komuniteti i LGBT-ve, në nevojë për strehim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



