E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi-Ramës:  Gjej një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë e tu!
Sot

Kryemadhi-Ramës: Gjej një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë e tu!

Ke frikë të thuash se aksioni u krye me ndërkombëtarët!

Reagon kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas kapjes së sasisë rekord të kokainës në Portin e Durrësit.

‘Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës!’, shkruan Kryemadhi pas zbulimit të 613 kilogramëve kokainë.
‘Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë.

Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike.

Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste.
Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”.
Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave

të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit.’, shkruan Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së është më mirë që Rama t’i lërë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës dhe të gjejë avokat të mirë për vetën dhe miqtë e tij.
‘Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.’, përfundon Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.