Revoltohet demokrati Stafa:Burra me “të kuqtë” e buzëve, vështirë se ngjallin shpresë për fitore përballë Dakos në Durrës….
Një nga demokratët e spikatur të qytetit të Durrësit z. Osman Stafa duket se është i pakënaqur me drejtim e PD-së në qytetin bregdetar. Me anë të një statusi ai shpreht mjaft i revoltuar për atë çfarë po ndodh në radhët e PD-së në Durrës. Më poshtë statusi i tij:
Osman Stafa
Puthjet e rreme,të shoqëruara me tē shara nën buzëqeshje,nuk ia kthejnë dot dinjitetin forcës së parë politike në Shqipëri,
Partisë Demokratike!
Mllefet , tradhëtitë dhe “të kuqtë” e buzëve të burrave pa dinjitet dhe burrëri,vështirë se ngjallin shpresë për fitore përballë Dakos,që jo pak herë i ka shpërblyer me “buzëkuq” lejesh ndërtimi dhe favore xhepat e “shpëtimtarëve” me flamur pa ngjyrë,që sot guxojnë dhe flasin në emër dhe me bekimin e z. Basha…
Unë nuk jam skllav i vesit!
Paraja nuk është zoti im!
Zoti im është lart në qiell!
Vazhdoj t’i qëndroj besnik bindjeve , idealeve dhe parimeve mbi të cilën qendron sistemi demokratik,ani se sot ky sistem nuk ekziston….!
E drejta është më e çmuar se paqja!
Kjo është paqe e rreme, per fatin tonë të keq….!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



