E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Fuga i shqetësuar nga ”Big Brother-i” poshtë pallatit: Si një p*nis i varur në tavan
Sot

Profesor Fuga i shqetësuar nga ”Big Brother-i” poshtë pallatit: Si një p*nis i varur në tavan

Akademiku Artan Fuga vijon me denoncimet e tij për ato që i quan shqetësime urbane.

Këtë herë profesori është ndalur te kamerat e sigurisë që janë vendosur poshtë pallateve.

Fuga shkruan se në ditët në vijim ai do të ndalet më shumë në këtë problematikë, ku qytetarëve iu duket vetja sikur janë në ‘’Big Brother”.

REAGIMI I FUGËS:

Ikën dallandyshet erdhën çimkat

Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona.
Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.

Kam shqetësime urbane në Tiranë:

parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej,
rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap,
ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë,
rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,
shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën,
të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,
duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pishëm në krahë,

Hajde merru me filozofi të kam rixha!

Dhe tani Big Brother-i.

Si një p*nis i varur në tavan.

Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.

Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.

Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.

Do të mas numrin e like-ve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.