E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbana stop, mos cënoni brishtësinë e femijëve për audiencë!
Sot

Arbana stop, mos cënoni brishtësinë e femijëve për audiencë!

Kreshnik Osmani

Ndoshta bëhemi të mërzitshëm. Ndoshta i tejkalojmë normat duke kritikuar kaq shumë nga të gjitha anët, nga mengjesi deri në darkë por nuk mund të heshtet për disa gjëra fondamentale, paçka se mund të bëhemi të urryer për një pjesë të njerëzve.

E nderuar Arbana Osmani!

Të gjithë jemi të vetedijshem se është një lufte e pergjakshme ndermjet ekraneve për audiencë dhe deri këtu ju jeni besnikë e detyrës dhe e profesionit tuaj të cilin e bëni mirë. Te gjitha ç’ka promovoni i kemi parë dhe shpesh kemi heshtur edhe kur nuk na ka pelqyer por femijët e vegjël janë vije e kuqe.

Nuk mund të gervishet femijeria e atyre engjejve të vegjel me histori dashurie sepse kjo kercenon hapur brishtesinë e tyre. Ndjenjat e adulteve dhe perjetimet e tyre nuk janë të pershtatshme për ato mosha sepse demtojnë dhe lënë gjurmë të negative tek psikologjia e tyre e bardhë.

Dashuria në dimensionin e saj universal është ndjenja më sublime dhe më e bukur në ekzistencë por stadet e zhvillimit psiko-emocional dhe atij hormonal janë vendosur nga Qielli dhe ato duhen respektuar sepse kur preken, apo ngaterrohen me perjetime erotike adultesh deformohen dhe pesojnë difekte ndonjëherë të pariparueshme me pasoja për formimin e fëmijëve.

Fëmijet janë vijë e kuqe, mos i prekni ata dhe as mos i ciflosni me botën e ndyrë të të rriturve për asnjë lloj llogarie a interesi. Mos i prekni ata, sepse janve e vetmja gjë e bukur, e bardhë, e brishtë dhe e pastër në këtë llum realitet te shëmtuar ku të rriturit vetëm ndyjnë, prishin dhe shkaterrojnë kudo ku venë dorë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.