E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ ‘Ishte i  Tahirit, tani Edi Rama është peng edhe i Fatmir Xhafës’
Sot

VIDEO/ ‘Ishte i Tahirit, tani Edi Rama është peng edhe i Fatmir Xhafës’

Deklarata e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se përveç Tahirit, Edi Rama tani është edhe peng i Fatmir Xhafës.

‘Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj që Edi Rama ka përdorur si mburojë për vete e Olsin, komunikatën banale që ka shpërndarë Fatmir Xhafa që i futi thikën pas shpine me deklaratën e tij banale që bëri mëngjesin e ditës se drogës që aksioni u krye nga policia doganat dhe partnerët ndërkombëtarë.

Me këtë deklaratë, thikë pas shpine është se Xhafa dëshmoi se ka tashmë, peng Edi Ramën. Nuk është më tani vetëm Saimir Trafiku.

A mund të imagjinoni ju që kryeministri vendos në Facebook e tij, statusin e Fatmir Xhafës dhe bërtiste në çdo rresh, rroftë Xhafa, rroftë Xhafa.

Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve, që u intereson të gjithë shqiptarëve. A e patë lajmin tjetër se detërat e Shqipërisë, si rrugë për drogën drejt Europës. Çfarë reagimi.

Edi Rama përpiqet që të tymnojë këto zhvillime të cilat shumë shpejt do të shënojnë fundin e karrierës së tij, si Noriega i Ballkanit, Noriega i Europës’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/970663789761195/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.