Hej Kryeshef, je një pirat që e do Shqiperinë të vdekur dhe zbrazur!
Brizida Gjikondi
Kur je krye shef socialist shqiptar i administrates se albkontrollit blen me 12 milion lekë shqiptaresh shurdh memece- 100 Plepa për zbukurim… Plepa jo Rrap… se edhe po u thyen.. sic thyen shpesh të shkretat.. Who Cares ( sic flasin vipat e wool’it këto kohë) .. ku merr vesh bagëtia cbëhet me lekët e tyre..
Kur je socialist shqiptar shef sidomos në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit bën tender me 3.9 milion lekë vetëm për tu larë makinat e Drejtorave të asgjësë… duhen larë helbete.. se smund të jesh drejtor vip mjedisi.. me makinen e pa larë… biles mundësisht të të lahet nga lekët e Izaurave dhe skllevërve barbonë të kësaj toke.. jo nga lekët e tu…. se drejtori duhet ta shikoj qartë Shqiperinë nga xhami .. është 3.9 milion sepse duhet edhe shkumë edhe tharje….
Vetëm një pyetje kisha unë.. sdi pse më është fiksuar sikur para 5 vjetësh Rama gjasme për të kursyer ja u hoqi makinat drejtorucave…shefucave.. deri tek armata gjigande që tund peshqir e zv ministrave…
Kur je socialistshqiptar do i lëvrosh 3 milion lekë edhe për bërxolla dhe pilaf nga ministria e ekonomisë…. helbete do kërcenin gratë e Elbasanit me njëra tjetrën në 8 Mars.. pse budallacka janë ato që ti paguanin vetë…. pse kot punojnë në shtet…
Kur je krye krye krye krye i socialisteve do e lëvrosh një tender 440 milion lekë për tu ngrohur edhe ftohur në godinen e kryeministrisë….sa më krye të jesh aq më krye është edhe shuma….
Etj etj.. tendera dhe llahtare pa fund pa ndeshkim.. pa mbarim.
Kur je socialist, demokrat, lësist shqiptar e kam fjalen …. ke fodullëk për simotrat dhe sivellezerit e tu të një nëne dhe të një toke.. që të kanë vënë në krye të vendit, je llapaqen, demagog dhe ke një urrejtje dhe nje pabesi stratosferike…..
Leket që të besojnë shqiptaret që tja u administrosh dhe tja u menaxhosh për tja u bërë jetën më të bukur ti ja u grabit dhe i poshtëron deri në qindarkën e fundit… sepse.. sepse… sepse..je thjesht një pirat.. perjetësisht pirat.. që sgrabit dot deteve.. të huajt.. po grabit veten…. dhe pastaj mburresh sikur e do Shqiperinë…dhe vertetë e do.. te vdekur dhe te zbrazur e do…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



