Kryeministri Rama, tregon historinë e Dritës me asistencën ekonomike
“Ku dilnin, as një thes miell s’merrja”, historia e Dritës nga ndihma ekonomike te fabrika e hudhrave

Një tjetër rast konkretë ka paraqitur sot kryeministri Edi Rama në lidhje me përftimet e atyre që kanë dalë nga skema e ndihmës sociale dhe që kanë gjetur punë me të ardhura më të larta.
Kete radhe, Rama, sjell shembullin e Drita Domit, e cila pas dy vitesh me ndihme ekonomike 48 mije leke ka hyre ne pune ne një fabrike hudhrash.
“Drira Domi quhem, merrja ndihme ekonomike 48 mije leke, ku dilnin ato, as nje the miell nuk merrje dot. Zyra e punës me ndihmoi, hyra ne pune ne kete fabrike hudhrash, 9 mije leke dita, mire me duket, tani pune pa lodhje nuk ka”- thote ajo.
Mesazhi i Rames
“MIRËMËNGJES dhe me thjeshtësinë e kësaj gruaje që e shpjegon më mire se kushdo ndryshimin mes ndihmës ekonomike dhe punësimit, ju uroj një fundjavë të qetë ”- shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



