Bëhuni hajdutë të mëdhenj. Po u bëtë të vegjël do ju plasin në burg!
Ketu nuk eshte problemi nese vjedh dikush apo jo. Problemi nuk qendron tek Frroku i Lezhes, nese eshte i PD, i PS apo i LSI-se sepse te gjitha partite kane ne anetaresine e tyre hajdute, por eshte tek sistemi. Problemi qendron ne faktin se keta kane ekzekutuar mundesine e te qenit i ndershem sepse nuk te le sistemi. Te nxjerr loja jashte dhe xhiron bosh. Edhe mikun apo mikeshen tende me te mire te fejsbukut po ta arrestojne neser per vjedhje e shperdorim detyre ti e beson dhe pavaresisht se mund ta mbeshtesesh apo ta perkrahesh ne publik per arsye politike apo miqesie personale ti je i bindur ne thelb se ai/ajo eshte hajdut.
Kjo ndodh sepse ty ta kane pamundesuar qe te jetosh ne kete vend pa qene hajdut dhe kur e degjon lajmin je i prirur ta besosh qe miku apo mikesha jote e ndershme paska qene hajdut dhe jo ai/ajo qe hiqej ne fejsbuk. Ne keto kushte mundesia per t’i shpetuar ketij sistemi eshte shume e vogel dhe ka vetem dy rrugedalje. Ose do te behesh hajdut, bandit dhe kriminel i madh (ne rruge apo ne politike), ose do te dorezohesh dhe do te jetosh si skllav i kupoles politike mafioze e cila ne cdo moment mund te te shkaterroje jeten sipas deshires dhe interesave te klaneve te medha. Keto koret e partive qe thone pse kapni vetem hajdutet tane dhe lini pa kapur hajdutet tuaj tregojne ne thelb mizerjen ku jemi katandisur si popull dhe si shoqeri e cila e pranon publikisht se eshte nje shoqeri e degraduar, e pashprese, e korruptuar dhe hajdute.
Keshtu pra, nuk ka shume zgjidhje. Nese keni vendosur te jetoni si te ndershem, do te vuani shume sepse do ju shkaterrojne jeten dhe do jua helmojne ate. Nese mbeteni pa para do ju shtypin si morrat derisa t’ju dale gjak nga hundet dhe nga shpirti dhe thonjte e tyre te gjakosur do t’i fshijne tek pantallonat firmato. Nese keni vendosur te vidhni e te beheni bandite, behuni bandite, hajdute dhe kriminele te medhenj. Nese beheni hajdute dhe bandite te vegjel, eshte e rrezikshme shume, sepse ju plasin ne burg. Kane nisur reformat ne kete vend, nuk ka më humor!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



