E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Hajdari:Veliaj një kullë tjetër në laprakë
Sot

Deputetja Hajdari:Veliaj një kullë tjetër në laprakë

Deputetja e PD-se Rudina Hajdari shqetësimim e drejtë te banorëve të Njësisë 11 mbi ndërtimim e një pallati mbi fushën e sportit, Laprakë

Fusha e Laprakës

Bazuar mbi shqetësimim e drejtë te banorëve të Njësisë 11 mbi ndërtimim e një pallati mbi fushën e sportit, Laprakë, me detyrimin që kam për ti përfaqësuar ata sa më mirë dhe të drejtën që me jep ligji po i drejtohem Bashkisë së Tiranës me ketë kërkesë në lidhje me ketë çështje.

Ky shqetësim është i bazuar edhe mbi dokumenta të siguruara në Z.R.P.P Tiranë. Në këto dokumenta tregohet qartë që për këtë pasuri ështe lidhur një kontrate sipermarrje me Shoqërinë “Salillari” SH.P.K., për ndërtim mbi këtë truall me nr. dok. 15427 dhe kontratë sipërmarrje nr. 3050/651, datë 23/10/2017.

Me ndërtimin e këtij pallati do të kemi të bëjmë jo vetëm me një akt që e dëmton këtë komunitet por edhe me një shkelje të rëndë ligjore.

Do të qëndroj në kontakt me ju për këtë dhe çështje të tjera të interesit qytetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.