Venezuelë/Zjarr në një burg, dhjetëra të vdekur
Një zjarr i madh ka përfshirë burgun e Carabobo, Venezuelë, ku deri më tani kanë humbur jetën të paktën 68 persona.
Kryeprokurori i Shtetit, Tarek Saab tha se një hetim për atë që kishte ndodhur do të fillonte menjëherë.
Sipas raportimeve të para zjarri thuhet që është vendosur nga të burgosurit të cilët kanë tentuar që të thyejnë qelitë, por ka rezultuar fatale për një pjesë të madhe të tyre.
Akoma nuk dihet nëse të gjithë viktimat i përkasin të burgosurve apo ka edhe policë, shkruan Syri.net.
Policia po heton ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



