E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A duhet  që   ” populli k…” ti hapë rrugë b….. !
OP-ED

A duhet që ” populli k…” ti hapë rrugë b….. !

Naim Noka

“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”.

Keto Fjalë  Kryeministri i Shqipërisë përdori në parlament  duke ironizuar thirrjet e opozitës për protesta .E kishim dëgjuar  më parë kur ishte në bashki me zhargonin e rruges:” Po na shkerdhehet nëna nga mjesi deri në darkë, nuk ka bir kurve që të gjejë një dollar në xhepa..”  por  praktikisht, Edi Rama  sot  ka bërë lajthitje kur krahasoi  popullin opozitar dhe këdo që është kundër keqqeverisjes së tij me  organin gjenital impotent.

Luli sado “çun i mirë” apo i keq qoftë, nuk i takon një fjalor impotence kaq troç  sepse ka vetem dy variante: ose  Kryeministri ka lajthitur e rradakja nuk ja kontrollon mendimet  dhe në këto raste ti hapet rrugë budallait nuk është normale, ose vertet ka vend për këtë banalitet alla Rama.  Por lajthitja e sotme nuk është rasti i një njeriu rrugësh, por e një individi që e morën nga rruga e bëne ministër ,Kryetar Bashkie , Kryetar Partie e Kryeministër. Nga dita që u bë  Ministër Kulture me çorape” dylberësh” ai tashmë  duket se e ka arritur kulmin duke futur  Rilindjen dhe armatën e  bindur të interesave të nje grushti oligarkësh në një autobuz gjigand. Pasi i ka vënë  të gjithë interesaxhinjtë e këtij fshati feudal në sediljet  e autobuzit gjigand , ka futur diku nga fundi Lulin dhe paralamentarët opozitarë  dhe  nuk e hap derën fare sikur nami të bëhet.

I është mbushur mendja top dhe e beson dhe vetë se nuk  pjerdh as per Trumpin e as për Putinin…. Ja fut pordhës , sa herë do e kur do vetë i pari duke i detyruar të gjithë bashkëpunëtorët dhe interesaxhinjtë që të ambjentohen me erën e tij. E ndalon autobuzin vetëm në stacionin që do,  bën video dhe lajme  me ekipin e  ERTV për “median e familjeve”…  duke i bërë lavazh trurit të harlisur të shqiptarëve që nuk dinë nga t’ja mbajnë.

I bindur meqë beri 20 vjet në pushtet është kaq i zoti të bëjë pordhë  dhe se jo vetëm   populli  opozitar por të gjithë  duhet të mësohen  me erën e tij. Eshtë e paimagjinueshme në 2018 që parlamenti ka degjeneruar i marrë peng në autobuzin e këtij kryeministri pa patentë.

Populli shqiptar opozitar  doli nga çadra dhe tani duket i marrë peng nga Kryeministri dhe nuk e lë te zbresë nga autobuzi  as në rrugën e kombit, as në qendrat urbane  as në bregdet madje as në alpe.

Basha akoma nuk është vonë  që të zbresë nga Autobuzi … dhe ta  ndajë mendjen  të bëhet “çun i keq ” dhe të tregojë me vepra që është opozitar dhe i “tërbuar” …  Po qëndrove dhe pak në autobuzin e Ramës… do të zërë vërtet gjumi dhe nuk të ka kusur populli opozitar dhe jo vetëm. Në të kundërt i del fjala e budallës…. Por as në rastin më keq populli k… nuk duhet ti hapë rrugë “b…..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.