E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i talli me organin gjenital/ Deputetja Pampuri i bën thirrje të kërkojë falje
Sot

Rama i talli me organin gjenital/ Deputetja Pampuri i bën thirrje të kërkojë falje

Pas publikimit të një sekuence Video ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënte një krahasim të papranueshëm për shqiptarët, ka reaguar edhe deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e cila i kërkon kreut të qeverisë  të “kërkojë falje” për fjalët e tij.

“Kërko falje per shprehjen denigruese me të cilen krahasove qytetarët e të drejtën e madhe që ata kanë të të largojnë në mënyren me të shëmtuar nga karrigia të cilën ti dhe grupi yt ” i të fortëve” e bleu me para duke shfrytezuar varfërinë që ti vetë ia ofrove qytetarëve të këtij vendi. I varfërove, i shkatërrove, i përzure, i përçave , e tani i tall e i shan me shprehjet më të ndyra, si asnjë kryeminister në historine e Europës e Ballkanit”, shkruan Pampuri.  Makthi që i shkaktove qytetarëve të këtij vendi gjatë këtyre viteve, do të të kthehet në bumerang, përfundon shënimi i deputetes demokrate në rrjetin social Facebook.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.