E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish Ministri Drejtësisë: Zonja Kryeprokurore, jo vartëse e policisë, heto milonat e eurove të Vilma Nushit!
Sot

Ish Ministri Drejtësisë: Zonja Kryeprokurore, jo vartëse e policisë, heto milonat e eurove të Vilma Nushit!

Gazmend Bardhi
PPP Arta Marku paska deklarur se Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të atyre që shkaktuan “dhune”! Kjo pranon vetë se de facto është vartëse dhe nën urdhrat e Ministrit te Brendshëm. Ky deklarim përveçse qesharak, jo profesional (tregues i qartë se Kryeprokuror është Edi Rama), është edhe antikushtetues.

Dikush ta informojë zonjën se në Rrugën e Kombit, ndryshe nga sa deklaroi Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri (kjo PPP vetëm ato dëgjon) nuk kishte dhunë por reagim qytetar ndaj një padrejtësie. Një subjekt privat i ka vënë pritë qytetarëve dhe i thotë se me leje të Edi Ramës, që të hyjnë dhe të dalin nga shtëpitë e tyre duhet të paguajnë tek private 10 Euro, për përdorimin e një pronë që qytetarët e kanë ndërtuar me taksat e tyre. Qytetarët morën nën zotërim pronën e tyre publike dhe këtu ska asnjë shkelje. Shkulën prej andej zaptuesin privat të Edi Ramës dhe ia rikthyen rrugën pronarit të vërtetë – qytetarëve! Mirënjohje dhe vetëm respekt për to.

Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik.

Heto dhe vendos përpara përgjegjësisë ata që përfitojnë padrejtësisht milionat e koncesionave abuzive dhe që qartësisht shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish dhe qeveritarësh! Për këtë e merr pagën nga taksat tona.

Vetëm 1/10 e fondeve që ka marrë Vilma Nushi për vitin 2017, padrejtësisht dhe pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët, ‎mjaftojnë për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit. Këtë dhe afera të tjera si këto, i heton dot?! Nëse jo, të paktën hesht dhe na i kurse deklaratat e shkruara nga Fatmir Xhafaj, dhe të lexuara nën emrin Arta Marku. Turp!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.