Ja kush është viktima në Klos
Ngjarja tragjike në Klos
Burime te Policisë Klos njoftojnë se në fshatin Kurdari-Klos, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu një person.
Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se: Në njërën nga dhomat e banesës dyshohet se është vetvrarë me armë gjahu teke Julian Çeliku, rreth 20 vjeç, banues në fshatin Kurdari-Klos, njofton policia.
Arma e gjahut është me leje në emër të babait të tij.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e depresionit, shtojnë të njëjtat burime.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


