Fashistët italianë ndërtuan godinën e teatrit Rama po e prish për t’i marrë tokën për kullë
Neritan Sejamini
Fashistët italianë, që aneksuan Shqipërinë si sot 79 vjet më parë, kishin marrë më herët me koncesion vendburimet e naftës në Kuçovë dhe si pagesë për të (e të tjera) i ndërtuan Shqipërisë qindra kilometra rrugë e infrastukturë tjetër, si dhe qytete moderne—të cilat ende sot mbeten nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane në vend. Ndërsa në Shqipërinë e lirë, nafta nxirret nga koncesionarë “demokratikë”, të cilët marrin çdo gjë dhe nuk paguajnë asgjë.
Një shembull kumptimplotë i këtij paradoksi është fakti se fashistët italianë ndërtuan godinën e teatrit kombëtar me paratë e tyre fashiste, kurse udhëheqësit e Shqipërisë së lirë i vjedhin paratë e popullit të tyre dhe nuk u mbetet asgjë për teatër, ndaj duan të grabisin gjysmën e tokës së teatrit që të bëjnë ndërtesën e re.
Vetëm në Shqipëri mund të qëllojë që regjimi fashist të jetë më zemërgjerë se regjimi “demokratik”. Kjo është fatkeqësia e aftësisë sonë (shumë) të kufizuar për t’u vetëmirëqeverisur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



