Kryetari i PD ka qenë oficer i Sigurimit, reagon Ramiz Çobaj: Ja si është e vërteta
“Disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit.
Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë.
Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpermjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit.
Sqarimin më të plotë do e jap nëpërmjet ripublikimit të CV-së time”, thotë Çobaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



