E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria voton 2017/ Rama ironizon Bashën: Luli shkeli ligjin, s’gjente dot kandidatë për listat se fle gjumë
Uncategorized

Shqipëria voton 2017/ Rama ironizon Bashën: Luli shkeli ligjin, s’gjente dot kandidatë për listat se fle gjumë

 Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Rrëshenit komentoi listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Rama ironizon Bashën: Luli shkeli ligjin, s’gjente dot kandidatë për listat se fle gjumë

Rama tha se PD ka shkelur 7 herë afatin ligjor për dorëzimin e listës në KQZ, për shkak se Basha s’po gjente kandidatë.

“I patë listat e deputetëve, e kanë shkelur nja 7 herë afatin, se s’po gjenin kandidatë. Pse? Sepse Luli flet gjumë. Zgjohet para kamerave, fillon Republikën e Re te kamerat, mbyllen kamerat dhe Luli fillon e fle gjumë.

E nxorëm Lulin nga çadra, e shpëtuam udhëheqjen e PD nga katastrofa, tani demokratët na kanë një borxh. Ne s’kemi armiqësi me ate, mezi kam pritur të takohemi, të bashkëpunojmë dhe të vemë mbi të gjitha interesin e Shqipërisë, ama demokratët të na kthejnë borxhin, ne shpëtuam Lulin nga partia ata të shpëtojnë Shqipërinë nga Luli, se Luli nuk bën asnjë punë.

Nuk bën asnjë punë me gjithë mend. Kur ishte kryetar bashkie, tre metra këtej është hoxha, 4 m është sahati i Tiranës, Luli 4 vjet nuk e pa që Sahati nuk punonte. Pse? Sepse Luli ka sahatin e vet, e ka 12:00. Dhe një kryetar bashkie se çfarë ka Tirana, se nuk është Londra, atë sahat ka”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.