E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Tritan Kalo: Për  të zgjedhur shoferin e Shqipërisë  shkundeni votën me tru jo me pasion partiak
Sot

Mjeku Tritan Kalo: Për të zgjedhur shoferin e Shqipërisë shkundeni votën me tru jo me pasion partiak

SA SHOFERË do të ketë “makina Shqipëri” pas 25 Qershorit 2017

Dikur para 1991 rrugës për në Kampet e Pionerëve, NE në kor brohorisnim: “Me timon, pa timon shoferi ynë është kampion!” Rreth 51 vite më pas kam disa ditë që dëgjoj nga goja e drejtuesve të tre Partive politike kryesore, PS, PD dhe LSI shprehje si: “Na krijoni mundësinë të mbajmë të vetëm pas 25 Qershorit tiomin e makinës së drejtimit të vendit e të bërjes së Reformave të munguara”.

“Një makinë me një timon e një shofer të vetëm në të e provoj viti 1994, se ajo mundet të përfundojë në greminë”, “Makina ecën e sigurtë me dy dhe jo me një timon”, “Ecën më përpara e më shpejt ajo makinë në timonin e së cilës, vendosen duart e një dhe jo të dy ose të tre drejtuesve”, etj….DREJTUES të “makinës me emrin SHQIPËRI”. Se sa vetë do të ulen në timonin e drejtimit të saj pas 25 Qershorit 2017, këtë gjë e vendos SOVRANI me votën e tij, dhe është po AI që përcakton nëse është e domozdoshme të ketë më shumë se dy duar në atë timon.

DETYRIMI i juaj Institucional dhe Kushtetues është të mbani sytë plotësisht të hapur, të kthjelloni mendjen dhe ta drejtoni me siguri “makinën”, ku NE kemi hypur qysh prej 31.03.1991, sepse deri më tash askush prej jush në këto 26 vite NUKU e ka drejtuar si dhe për ku duhet atë….Të fundit u ndamë nga Sistemi Lindor Komunist dhe po të fundit kemi gjasa ti hypim trenit që të shpije në Bruksel, kuptohet nëse ndërkohë vetë ky tren nuk do të dalë nga shinat e BE-së.

Vendi dhe Shoqëria jonë është “hutuar e mpakur”në udhëkryqin e zhagitjeve “demon-kratike”, e po e humbet orientimin e durimin për tju ndjekur juve në “Drejtimin e Duhur”.

Bashkëqytetarët  e mi! Përdorni në 100% të kapacitetit trurin dhe jo zemrën apo pasionet e juaja partiake, para se të shkundni votën më 25 Qershor!

Të nesërmen e kësaj date do të jetë shumë vonë, nëse ju e shpërdoroni shënjtërinë e VOTËS, peshën, forcën dhe rolin e saj sistem-ndryshues për Demokracinë reale dhe jo atë virtuale, në të cilën ne jemi “tollovitur” këto 26 vitet e fundit.

VOTONI Programet dhe Bartësit/Realizuesit e tyre, pa harruar për asnjë moment se çfarë kanë bërë deri më sot këto Forca Politike, pra votoni të plotëndërgjegjësuar vetëm ato, që mendoni se po vijojnë dhe do të vijojnë të shkojnë në kahun zhvillimor të Mëmëdheut tonë, kuptohet nëse ju e gjykoni se ka të tillë!

Shoferi i vetëm e i plotë-sigurtë i drejtimit të Sistemit Demokratik ishte, është dhe kurdoherë do të jetë vetë Sovrani, vetë Populli Shqiptar! MOS u bëni robër të sondazheve të porositura dhe të mirë-paguara nga vetë këto forca të mëdha politike konkuruese! MË e MIRA u bëftë për Shqipërinë tuaj e timen njëkohësisht, pas përfundimit të këtyre Zgjedhjeve Parlamentare!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.