Krisma e karabines se Bashës nuk po degjohet!
Miku im ,i përndjekuri politik i komunizmit,Artan Leshi, ka bere sot një denoncim publik si prind e qytetar i përgjegjshëm . Ai i indinjuar me shumë te drejtë ka denoncuar një skandal me mësuesit e shkollave ne Mirditë qe me udhe politike kane bak6tisuar orët e mësimit dhe kane lenë me mes te rrugës fëmijët e mitur për te mare pjese ne fushatën elektorale te PS-se qe drejtohet nga ish ministrja e arsimit lindita Nikolla kandidate për deputete ne këtë zonë.
Nuk dua ta komentoj ndaj po citoj direkt statusin e z. Lleshi ne fb:
“A i lejohet kandidates se PS z.Lindita Nikolla jo vetem si ish ministre arsimi por edhe si prind qe kunder rregullave te politizimit te arsimit te zhvilloje takime elektorale brenda orarit te punes neper shkolla?!Sot ne oren 12 ne Shkollen 9 vjecare te fshatit Nderfushas eshte zhvilluar nje takim i tille.Jane rekrutuar mesues dhe mjetet e transportit te pajtuara nga familiaret nuk jane paraqitur per te marre nxenesit neper shkolla te tjera.Ne oren 14 (disa ore pas mbarimit te orarit msimor) i kam gjetur femijet e mi te braktisur dhe paushqyer duke pritur mjetin e transportit jashte rrethimit te shkolles se Rreshenit ku mesojne.Ky nuk eshte takim elektoral znj.ish ministre por eshte turp elektoral.Ne kushtet kur ne, prinderit kemi te vetmen shprese edukimin dhe motivimin jo rracist, partiak e fetar si embleme e perbashket e se nesermes ju si ish Titullare e institucionit te dijes e keni fyer sot dijen dhe moralin e familjes duke rekrutuar mesues e shofere transporti per qellime politike e elektorale.Kso rasti e ksisoj po te isha shkembyer ne rruge me makinen tuaj te deputetes (teksa shoqeroja ne kembe femijet e mi te mitur) sinqerisht do tiu kisha qelluar me veze.. “
Un kam vetëm një pyetje ne këtë rast . Sipas marrëveshjes Rama- Basha ministria e arsimit drejtohet ministrja teknike e PD-se znj. Mirela Karabina detyra kryesore e se cilës është që mësuesit dhe nxënësit te mos përdoren nga PS ne fushatë elektorale ç’fare duhet te ndodhe me shume se kaq qe ministrja te ndërhyje ne zbatim te ligjit . Jemi ne pritje te reagimit . Ky nuk është rasti i pare i denoncimit publik te mësuesve dhe nxënësve ne fushate nga Rama por jo ndonjë reagim zyrtar ndaj tyre. Deri tani nuk jam kemi dëgjuar ende krismën kësaj Karabinës se PD-së . Rasti i Mirditës mund te jete i pari .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



