E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta:“Mos ua lini Shqipërinë oligarkëve, merrni Shqipërinë në duart tuaja
Uncategorized

Meta:“Mos ua lini Shqipërinë oligarkëve, merrni Shqipërinë në duart tuaja

Ilir Meta:  Në 2009 ishim me PD, në 2013 me PS, tani të jemi vetëm
Ish-kryetari i LSI Ilir Meta ka komentuar dy koalicionet me PS-në dhe me PD-në gjatë dy mandateve të fundit, duke iu përgjigjur edhe sulmeve të Edi Ramës e Lulzim Bashës.

Gjatë fushatës elektorale të LSI në Kamëz, Meta tha se koalicionet me PD në 2009 dhe me PS në 2013 janë bërë për stabilitetin e vendit. Meta kërkoi që tashmë LSI të dalë forcë e parë që të qeverisë e vetme dhe të mos jetë patericë e PS apo PD.

“Mos ua lini Shqipërinë oligarkëve, merrni Shqipërinë në duart tuaja. Nuk kemi në listën e LSI për Tiranë biznesmenë që shkojnë në parlament për ti vënë gjoba qeverisë apo partisë. A ka qenë LSI në të kaluarën në pushtet? Është pyetje shumë e drejtë dhe përgjigjia është shumë e drejtë. Ka qenë në vitin 2009 dhe ka bërë koalicion me PD pasi lidershpi i PS refuzoi koalicionin me LSI se donte ta merrte që atëherë i vetëm timonin dhe bëri koalicion me PD për stabilitetin e vendit, dhe gjatë atyre dy viteve ka dy ngjarje madhore, liberalizimi i vizave dhe gazsjellësi TAP.

A ka qenë LSI në koalicion me PS? Po dhe i ka vënë vetëm një kusht kur prishi kontratën me PD, të votonte 3 ligjet për integrimin europian që i kishte bllokuar përpara zgjedhjeve të 2013. Ne kemi qenë edhe në koalicion me PD, edhe me PS por kemi qenë si garanci e stabilitetit të vendit, qeverisjes dhe funksionit të institucioneve demokratike. Askush nuk mund të thotë se LSI ka bllokuar apo vonuar një ligj që ndihmonte për shpejtimin e integrimit evropian.

Por cfarë kërkon LSI tani? Po, LSI as në 2009 dhe as në 2013 nuk ka patur drejtimin e qeverisë, prandaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë”

Mbani mend se ata që u shanë dhe na nxorrën bojën, në 26 qershor në mëngjes nuk do të keni mundësi t’i telefononi Petrit Vasilit për t’i uruar fitoren sepse nuk do t’ju lënë ata. Ata nuk do t’ju lënë radhë juve sepse do futen në sherr kush të arrijë Vasilin i pari në telefon. Dhe do t’i thonë ‘Petrit vëlla urime, t’i lëmë ato, tani ti e kupton se si është situata e kështu me radhë”, tha Meta nga Kamza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.