
Lubonja: Lirimi i Tahirit tregoi se institucionet e vërteta janë bandat dhe partitë banda

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, ka deklaruar se lirimi i ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është një tregues se institucionet janë kapur nga bandat. Sipas Lubonjës, institucionet shërbejnë si fasadë për të mbuluar, institucionet e vërteta që janë bandat dhe partitë banda.
“Ky është një nga rastet e shumta tashmë në histornë tonë, të këtyre 27 vjetëve, që tregon se ajo që ne e quajmë demokraci, institucione demokratike, shtet i së drejtës, nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë e hollë që mbulon institucionet e vërteta që janë bandat, partia bandë, që ka kapur shtetin dhe kontrollojnë institucionet, i përdor si fasadë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



