MBI KREDITE E PUSHTETAREVE PER STREHIM!
Po shoh keto dite nje liste emrash ish-pushtetaresh qe kane perfituar kredi per banese te suvensinuar nga qeveria (Berisha) qe qarkullon ne mediat sociale. Konotacioni dhe synimi i shperndaresve te ketij informacioni eshte ti deshmojne publikut sesa e korruptuar dhe e pangopur ishte qeveris Berisha (dhe zyrtaret e larte te saj), e cila kishte marre para publike te percaktuara per te pastrehet dhe ja ka dhene zyrtareve te larte. Ata e bashkelidhin, bile e njesojne kete projekt me nje projekt tjeter, shume te ngjashem, te strehimit social te quajtur ‘kreditim i lehtesuar’ per te pastrehet.
Duket se propoganda socialiste e ka bere punen e saj dhe ja ka arritur synimit te saj, sepse jane te shumte qytetaret qe e kane pertypur kete propogande. AQ mire, sa kushdo qe do te mundohej ta zbarthte kete ceshtje do konsiderohej nga publiku i gjere tashme I manipuluar si “armik”/ “berishist” etj. Bile mund te akuzohej si perfitues nga ky projekt, dhe ne kete kuptim se po flet ne konflikt interesi.
Keshtu qe, qe ne fillim po deklaroj se nuk perfitues nga ky projekt I qeverise, as une dhe asnje I aferm imi. Dhe ketu nis arsyetimi pse botimi I kesaj liste dhe komentet qe e shoqerojne botimin (ata qe e nxoren te paret), jane nje manipulim me publikun.
– Une vendosa te mos perfitoj nga ky projekt, jo sepse projekti kishte ngjyra korruptive ndersa une isha i moralshem, por sepse projekti nuk ishte interesant ne vetvete. Pra nuk kishe ndonje perfitim te pranoje nje kredi me 4% interes sikurse ishte kjo, kur me te njeten lehtesi mund te merrje nje kredi me 3% interes sikurse ishte projekti I ‘kredise se lehtesuar’, qe ne fakt eshte projekti me te cilin bejne sikur e ngaterojne. Ne te gjitha bashkite u shperndane 4870 kredi (rreth 2000 vetem ne Tirane) dhe me lehtesine me te vogel kushdo mund te perfitoj nga ky project. Kete e verteton fakti qe ky stok kredish nuk ka perfunduar akoma, megjithese ka kaluar nje dekade qekur ka filluar.
– projekti per kreditimjn e zyrtareve dhe projekti per strehimin nepermjet lehtesimit te kredive per qytetaret, qe po na prezantojne si e njejta gje, jane shume te ndryshme. Ato kane ngjashmeri te structures por ndryshojne qe ne (1)qendrimin politik mbi te cilin jane konceptuar. I pari eshte nje projekt antikorrupsion. Qeveria Berisha besonte se po te zvogelohen “arsyet”/”nevojat” qe nje zyrtar ka, athete edhe niveli i korrupsionit do te ulet. Kurse I dyti eshte nje nga tre programet e strehimit social/ ndihmes se shtetit per familjet e pastreha. Projektet jane te ndryshme edhe persa I perket (2) formes legjislative. I park eshte bere me nje vendim te keshillit te ministrave (vkm 600) dhe eshte I perkohshem, kurse I dyti eshte pjese e ligjit ‘per strehimin social’ te 2004 dhe stij qe sapo miratuan (2018) dhe eshte i perhershem.
– nje ceshtje tjeter qe duket se ka “harruar” propaganda socialiste eshte se ky projekt nuk eshte vetem per zyrtaret e larte te qeverise qendrore (Berisha), por edhe per zyrtaret e qeverise vendore (bashkite, perfshire administration Rama) qe ne ate kohe kane qene ne shumice socialiste; prokurorise; gjykatave; Presidencies; te gjithe institucioneve te pavarura kushtetuese qe nuk ishin te lidhura me qeverine. Dhe listat e perfituesve per zyrtaret e tyre I benin keto institucione me vete.
A ka zyrtare qe kane abuzuar me kete project?!
Sigurisht qe po, dhe keta duhet te gjej media e vertete! Menyrat sesi mund te kene abuzuar jane keto:
– te kene pasur nje banese dhe te kene deklarua se Jo;
– te kene marre kredine dhe te mos kene blere banese por parate ti kene perdorur per bisnes;
– te kene marre kredi dy antar nga e njejta familje;
– te kene marre kredi dhe te kene blere shtepi ne plazh.
– etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



