“Shqiptarët nuk duan fjalë, po vepra. Votoni sepse në secilën për zonat nga keni ardhur mezi presin investime nga rrjeti vaditës.
Zoti kryetar i Kuvendit dua t’ju kërkoja të hiqnim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë menjëherë në votim”, tha Balla.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi propozimin e Ballës duke kaluar menjëherë në votim, teksa opozita vijonte të fliste në foltore.
Pas votimit maxhoranca është larguar nga salla.
Seanca plenare është ndërprerë sot nga kryetari i Kuvendit tri here, pasi deputetët e PD-së zaptuan foltoren.
















