Ligjin e arsimit e miratuan bashke, e manaxhuan bashke, ndane e shiten tezat e akreditimet bashke e tani thjesht po bejne fushate!
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se ky debat po bëhet thjeshtë për fushatë zgjedhore, pasi kanë qenë të dyja së bashku ata që e miratuan Reformën në Arsimin e Lartë.
Sipas saj, është absurde që tani bëjnë opozitë njëra tjetrës.
“Kur ne vapen e Korrikut te dy viteve te shkuara une debatoja Ligjin e Arsimit te Larte e pata rreth dy ore replika me ish ministren, u ngrit e me tha duhet te mesosh nga Kejdi Mehmetaj sa e mire qe eshte e sa mire e njeh sistemin. I kujtova minsitres dhe faktin qe e njoh me mire se te dyja bashke si ish- studente e pedagoge e nje universiteti publik, ndersa ministrja si thjesht nje ish- studente e nje universiteti privat. Tani degjoj qe po i bekan opozite njera – tjetres, pikerisht per Ligjin e Arsimit te Larte! E miratuan bashke, e manaxhuan bashke, ndane e shiten tezat e akreditimet bashke e tani thjesht po bejne fushate! Thiatro i thone?!”, shkruan Tabaku
Më poshtë mund të gjeni debatin e plotë mes Lindita Nikollës dhe Kejdi Mehmetajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


