Nëpërmjet shkatërrimit e majta tregon se egziston

Biloteka jonë kombëtare themeluar me mbi 40.000 vëllime të Mid’hat Frashërit,sot merr goditjen e ligësisë së qeverisë ndaj zhvillimit gradual dhe të mirëmenduar. Zhvillimi sipas sloganit ” rregullo për të prishur” apo ” rregullo një keq dhe prish shtatë që janë mirë” , është bilanci qeverisës në këto 5 vitet e fundit. Bëj një shesh, shkatërro bibliotekën,shkatërro xhepat e shqiptarëve me qindra tonelata naftë të harxhuar kot nga trafiku i rënduar për shkak të tij,shkatërro teatrin kombëtar,shkatërro dhjetra biznese në autostradë për shkak të luleve në trafikndarëse dhe llampave të kuqe e të tjera oa fund.. Shqiptarët po vuajnë realitetin e fantazisë së kryeministrit,investime jashtë kushteve të zhvillimit infrastrukturor,jashtë efekteve në zhvillimin ekonomik të vendit. Infrastruktura e Tiranës ka fytyrën e demokracisë në këto 27 vite. Përmbytja e bibliotekës është një ngjarje shumë e rëndë.Atë nuk mund ta krahasosh me asnjë lloj përmbytjeje tjetër që sjell humbje materiale me vlera sado të larta qofshin. Biblioteka e një kombi përfshin mundimin dhe sakrificën e mendjes së tij në të pakten më shumë se një shekull. Ajo mbart vlerën e edukimit të një shoqërie që derivon në një vlerë kulturore ndikuese në vizionin zhvillimor të kombit. Eshtë një ngjarje që nuk e ka shqetësuar qeverinë, sepse thellë-thellë ju shkon përshtat programit të tyre, të prishin dhe shkatërrojnë çdo gjë që përbën vlerë kombëtare. Këtë gjë bënë jakobinët në Francë dhe vazhdojnë ta bëjnë “dishepujt” e tyre këtu. Drejtoresha e bibliotekës ka përgjegjësi ligjore dhe morale ndaj shqiptarëve ti sqarojë për dëmtimin,masen e tij,fondin e prekur nga dëmtimi etj. Ajo që më shqetëson është se pse nuk reagon fort PD si Opozita me e madhe,për këtë ngjarje kaq të rëndë,apo bilancin e bën thjesht me drejtorët dhe ishdrejtorët e bibliotekës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



