E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu dhe modeli Arta Marku!
Sot

Vettingu dhe modeli Arta Marku!

Pranvera Vatoci

Me dt.3 korrik Arta Marku do te kaloje vetingun. Ndryshe nga shume koleg/e te saj ne sistemin e drejtesise qe e quajten vettingun si rrathet e ferrit, Prokurorja e Pergjithshme ne detyre po e pret e qete. Qetesia vjen nga gjithe veprimtaria e saj ne profesion e cila rezulton te jete jo vetem teresisht ligjore por dhe nga morali njerezor qe e dominon.

Qe prej 18 dhjetorit 2017 kur u zgjodh ne detyre Arta Marku tregoi me veprime se mund te drejtosh akuzen pa u politizuar, pa u korruptuar, pa u intimiduar. Eshte rast i rralle qe nje drejtues institucioni ne kaq muaj te mos kete firmosur asnje shkrese tenderimi e prokurimi. Eshte po aq e rralle qe kjo zonje i largohet reklamimit mediatik siç bejne rendom koleget e saj. Ajo i dha akuzes fytyren e vertete te zbatimit te ligjit dhe mbrojtjes se tij brenda normave konstitucionale dhe jo duke provokuar aksione te rreme sa per buje. Por ajo qe dallon nga te tjeret Arta Markun eshte pasuria mjaft modeste ndonese ka 15 vite si prokurore e drejtuese.

Ne fakt bazuar ne pagat dhe nivelin e jeteses modeli i saj duhet te ishte dominues. Por nuk eshte aspak keshtu. Prokurore e gjygjtare po çudisin dynjane me pasurite e asetet e deklaruara duke pasur parasysh se pertej deklarimit formal ka shume e shume vrima te zeza te fshehjes se milionave. Ndaj Arta vetingun e pret me qetesi. Duhet theksuar se Prokurorja Arta Marku nuk priti shortin e radhes per vetting por e kerkoi vete kohe me pare. Pas dates 3 ne do te shohim natyrisht nje Prokurore me te forte pasi qe ajo largon nje “handikap” (vettingun) te cilin disa ligjvenes tendencioze e perdoren si çengel per ta sulmuar.

E sigurt ne suksesin e Artes do te ftoja shqiptarisht ne emer te drejtesise dhe ligjit secilin person a personalitet qe ka lidhje me drejtesine te perkrahe pa rezerva e pa komplekse kete zonje te larte aspak si individ por si nje model i cili lipset per shendoshjen e situates deri kriminale qe dominon drejtesine shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.