E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Popull që dehet me batuta elektorale
Sot

Popull që dehet me batuta elektorale

Sonila Meco
As arroganca, as sarkazma e as batutat pa lezet e jo korrekte nuk e rrëzojnë një ofiqar, por vetëm drejtësia e përgjegjësia përballë korrupsionit, vjedhjes së parasë publike e shpërdorimit të saj.

Sot nuk ka debat ideologjik, sot nuk ka bilanc, sot nuk diskutohet kush e shndërroi Shqipërinë në kryeqendrën e kanabisit, sot nuk merret kush me efikasitetin e koncensioneve në shëndetësi, me produktin e reformës arsimore, me korrupsionin dhe administratën e militantëve, sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, për të rilindur qytetet, për të përcëlluar palmat autostradave.

Sot, nuk përllogaritet sa investitorë të huaj i janë larguar këtij vendi, sa ka arritur kostoja e gjyqeve të humbura nëpër gjykata ndërkombëtare nga veprime arbitrare. Sot nuk analizohet pabarazia që ka marrë pamjen e betonit në rrokaqiej, sot nuk shpjegon askush, pse jemi më pak konkurrentë në rajon dhe ku ndodhet ekonomia.

Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë, taksat që ne paguajmë.

Andaj nëse shmangim pyetjet thelbësore se ku shkon djersa e çdo shqiptari, atëherë ajo do vijojë të rrjedhë vetëm për një grusht prej tyre.

Gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur!

Ndërkohë cila qe batuta e ditës?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.