E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mamuthi” i korrupsionit Vangjush Dako dhe motra, namin në 11 vite kryetar  bashkie
Sot

“Mamuthi” i korrupsionit Vangjush Dako dhe motra, namin në 11 vite kryetar bashkie

KLSH ka zbuluar “lëndën e parë”, drejtësia të veproj

Nuk mund të gjesh një akt zyrtar, të firmosur prej Vangjush Dakos në këto 11 vite si kryetar i Bashkisë Durrës, që të mos ketë qoftë edhe pak “pluhur” korrupsioni, përkundrazi, veprimtaria ekonomike financiare e kësaj bashkie është tjetërsuar në “kënetë korrupsioni”, që zgjerohet e thellohet përditë nga Vangjush Dako dhe motra e e tij Valbona Qirjako, emëruar prej tij në detyrën Drejtore e Përgjithshme e Ekonomi-Financës në Bashkinë e Durrësit.

KLSH ka “hyrë” në “Kënetën Korruptive DAKO” dhe ka zbuluar 487 raste korrupsioni vetëm në dy vitet 2013-2014, ndërkohë që verpimtaria e 9 viteve të tjerë tjerë të tij, në krye të kësaj bashkie është “det korrupsioni”, prej nga janë zhdukur shumë letra ekonomike-financiare, lejesh ndërtimi, letra taksash, qira objektesh e gjoba të parkëtuara, grabitje pronash e trojesh publike. Këto abuzime të rënda, po nisim t’i publikojmë…

  1. Në procedurën e prokurimit me objekt “Projekt Zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Brryli deri në Currila”, me fond limit 17,500,000 lekë, tarifa e projektimit (fondi limit) është llogaritur sipas përcaktimeve të VKM nr 444, datë 05.09.1994 “për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit te veprave te nderimit” dhe bazuar ne vlerat e kontratave të ngjashme për punët të kryera nga vetë Bashkia në periudha të mëparshme. Mirëpo, tarifa e llogaritur është në vlerën 2,669,599.8 lekë, ndërsa bashkia në kundërshtim me këtë VKM, del se e ka llogaritur 8 herë më teëpr, në vlerën 21,000,000 lekë me, diference me tepër në vlerën 18,330,400 lekë. Po kështu edhe tarifa e projektimit sipas ofertës ekonomike të shoqërisë fituese të këtij tenderi “S….A” është paraqitur në vlerën 20,988,000 lekë, pra pothuajse sa fondi limit ose me diferencë të papërfillshme në vlerën 12,000 leke. Me shoqërinë fituese është lidhur kontrata për hartimin e projektit të zbatimit dhe preventivit të zbatimit me vlerë 20,988,000 lekë. Si pasojë e këtij veprimi në kundërshtim me, VKM e sipërcituar shoqëria projektuese “S…..A” ka përfituar padrejtësisht duke i shkaktuar dëm ekonomik Buxhetit të Bashkisë në vlerën 18,318,400.2 lekë .
  2. Nuk janë arkëtuar gjobat që u janë vendosur subjekteve private dhe qyetarëve, pasi nuk ka vepruar mekanizmi i kontrollit të brendshëm lidhur me administrimin, rakordimin, kontrollin e blloqeve të Fletë-Gjobave, inventarizimin derdhjen e vlerave monetare, mosveprime në kundërshtim me ligjin nr.10296, datë 8.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
  3. Drejtoria Ekonomike-Financare, nuk ka çelur dhe nuk ka futur në librin e kontabilitetit, llogaritë përkatëse të kreditorëve, të rrjedhura kryesisht nga ndërprerjet e marrëdhënieve të punës para vitit 2013, në vlerë 5,701,253 lekë, ndaj 5 nëpunësve
  4. Në vitin 2014, nga moszbatimi i vendimeve gjyqësore për rikthime në punë të punonëjsve të shkkarkuar padrejtësisht nga kryetari i Bashkisë, detyrimi total arrin në shumën 8,490,972 lekë të reja.
  5. Në 8 raste, nga 29 praktika të audituara të lejeve të përdorimit, janë lejuar subjektet ndërtuese, të shkelin afatin e lejes së ndërtimit, me dëmë 27.345.123 lekë dhe sipas Ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, ato nuk janë ndëshkuar as formalisht me 50,000 -200,000 lekë gjobë.
  6. Drejtoria Ekonomike-Financare, ka lejuar mos-arkëtimi gjobave me vlerë 3,150,000 lekë të reja,duke mos kontaktuar me subjektet dhe organet ligjzbatuese, madje bashkia ka vijuar bashkëpunimin ekonomik-fiannciar kontratual me këto subjekte.
  7. Bashkia Durrës ka kryer pagesa të tepërta për punime e volume punë të pakryera për 7 objekte ndërtimor në vlerën e dëmit ekonomik prej 5,522,245 lekë
  8. Bashkia Durrës si Autoriteti Kontraktor ka kryer pagesa të tepërta në vlerën 484,330 lekë, ndaj operatorit ekonomik “V….” sh.p.k., në situacionimin e volumeve të punimeve për 7 zëra punimesh me diferenca volumesh të pa kryera, për ndërtimin e objektit“Rikonstruksion të Kuartallit Lagja 18 faza e II”, në kundërshtim me kushtet e kontratës nr. 155, datë 11.01.2013.
  9. Bashkia Durrës si Autoriteti Kontraktor ka kryer pagesa të tepërta në vlerën 75,200 lekë ndaj bashkimit të operatorëve ekonomik “R….” sh.p.k. dhe “V…” sh.p.k., në situacionimin e volumeve të punimeve për 5 zëra punimesh me diferenca volumesh të pa kryera, për ndërtimin e objektit “Rikonstruksion i Rrugës “Vath Truja”, Lagja Shkozet”, Bashkia Durrës,në kundërshtim me kushtet e kontratës nr. 3300, datë 03.04.2014 .
  10. paguar për situacionimin e volumeve të punimeve të pa kryera në objektin “Rikonstruksion i Rrugës “Vath Truja”, Lagja Shkozet”. 11. Drejtoria e Financës, nuk ka zbatuar vullnetarisht vendimin e Gjykatës të Durrës, nr. 123, datë 02.02.98, në favor kreditorit Filip Rroço dhe nuk ka çelur llogarinë përkatëse kreditore të detyrimit për shumën 3.056.544 lekë të reja dhe të detyrimit shtesë në shumën 2,113,320 lekë, me detyrim total 5,169,864 lekë.
  11. Në auditimin e procedurave të prokurimit në tenderat e zhvilluar, u konstatuan se në 3 raste me vlerë kontrate 87,208,600 lekë me tvsh, ka mos përmbushje të rregullave të caktuara në procedurat e prokurimit, mos përdorim me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet të fondeve publike të vëna në dispozicion, si dhe përdorimin me diferencë negative në fondet buxhetore në vlerën totale 21,873,606 lekë pa TVSH.
  12. Vlera që përcaktohet në objektet: “Rikonstruksion i segmentit të bulevardit Dyrrah- Sheshi Iliria, objekti “Rikualifikim fasadash dhe Blerje mllrash (gaz për sobë gatimi)”, janë veprime në kundërshtim me nenin 1, 2 dhe 24, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, dhe kreu V, pika 1/a dhe pika 4/h, të VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar
  13. Në 77 raste vendimesh të pa ekzekutuara për prishje punimesh pa leje me dhe pa pasojë krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim ndërtimor,(sipas Tabelave 01 dhe 02 të Aneksit 02), nga pamjaftueshmëria e punës dhe performancës së dobët të strukturave IVMT e Bashkisë Durrës dhe bashkëpunimi me IUKMT Tiranë,nuk janë vendosur gjobat përkatëse sipas rastit, në kundërshtim me VKM nr. 862, datë 5.12.2007, të ndryshuar, pika 8, me nenin 47 të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” me nenin 82, pika 8, të ligjit nr. 10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, të ndryshuar dhe me nenit 52, pika 1 e), të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.
  14. Në total, vlera e të ardhurave të munguara shkaktuar buxhetit të njësisë vendore, nga performanca e pamjaftueshme kësaj njësie vendore, lidhur me mosvendosjen dhe mos arkëtimin e gjobave lidhur me kontrollin e territorit të Bashkisë, e cila është në vlerën 10,100,000 lekë . (Vijon..)Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.