E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi prekës:Kuku për mu…  na thave shpirtin, djali veç ju kërkon!
Sot

Mesazhi prekës:Kuku për mu… na thave shpirtin, djali veç ju kërkon!

Motra e Silvi Ndocit, të resë e cila u gjet e vrarë bashkë me të shoqin, Boran Berçamabrenda makinës së tyre në Shkodër, u ka kushtuar disa fjalë të dhimbshme viktimave.

Ata lanë pas një djalë të vogël, i cili, siç shkruan e motra, vetëm kërkon prindërit e nuk ndalet së thërrituri emrin e tyre.

Motra i premton Silvit se do të kujdeset ajo për Borisin, djalin e vogël të çiftit, ndërsa për veten e saj thotë se sytë do të shikojnë vetëm verbim. Ndër të tjera, e reja shton se hakmarrjen do t’ia lejë në dorë Zotit.

Postimi i plotë i motrës së Silvi Ndocit:

Mesazhi

A moj moter qa na thave shpirtin mu mamit vllait motres smuna me fjet pa te than naten ty e boranit a moj moter me le nipin vetem moj moter Po ti o boran pse ja dhat besen njani tjetrit me ik ne kete menyr e me lan borisin vetem qe ju kerkon o mami o babi kuku per mu o zot o zot nese ka zot ta lej ty ne dor per hakmarrjen e te dyve o dritat e syve te mi se tash shof vec verbim ne syt e mi me keni lan nje se na freskon shpirtin e na kujton juve kuku per ne pushofi ne pace engjullit e mi flini te qet se do kujdesena ne per borisin deri ne frymen e fundit do ju premtoj se zdo mungoj as gja per vec dashnija juaj moj moter e boran o zot jeipi bekimin tend te pushoj ne paqe kta dy lule te bukura”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.