E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOLAJM/ Agjensia shtetërore ” doravit” 500 milionë lekë  FRESSH-in në Jalë!
Sot

FOTOLAJM/ Agjensia shtetërore ” doravit” 500 milionë lekë FRESSH-in në Jalë!

Një pjesë e administratës publike duket se i ka nisur pushimet e verës që gjatë orarit zyrtar; ose më mirë një rrugë e dy punë ose një rrugë e dy pushime, siç po ndodh me 72 punonjësit e Drejtorisë së Objekteve që aktualisht janë vënë në shërbim të turizmit veror të Forumit Eurosocialist në Jalë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e një punonjësi të administratës që, me fakte dhe foto, flet sesi paratë e Buxhetit i janë vënë dispozicion forcës politike në pushtet bashkë me nëpunësit e saj.

Berisha shkruan: “Agjensia shtetërore, 500 milionë lekë për FRESH-in në Jalë!” dhe fton për tiu referuar mesazhit të “nëpunësit dixhital”.

“Mirëmëngjes Doktor Berisha!

Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi shpenzon 500 milionë lekë në vit për 72 punonjës, që i nxjerr në terren për ligjin e administratorit dhe nuk paraqiten në punë, por këto ditë të nxehta bëjnë plazh në Jalë, ndërkohë që duhet të ishin në punë. Për mos t’i hyre rezultateve në punë, që i kanë zero….

Ky është një skandal. Militantët e partisë paguhen nga buxheti i Bashkisë së Erion Veliajt dhe nuk paraqiten në punë. Kjo goca është kordinatore grupi tek Bashkëpronësia; tani ndodhet në Jalë me kryetarin e FRESSH-it. Për të mos thënë që këtu ka edhe punonjës me shkollën e lartë në proces”.

Image

Image

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.