Kunati i familjes Xhafa, tre herë kandidat për gjykatës në Strasburg
sh-Kryeministri Sali Berisha është shprehur kategorikisht kundër kandidatit të qeverisë shqiptare për në Gjykatën e Strasburgut, Sokol Berberit dhe ka zbuluar arsyet pse Edi rama vazhdon të insistojë për te tretën herë tek ky emër. Në një shënim të hedhur sot në rrjetet sociale, Berisha shprehet:
Në një akt të paprecedentë në historinë e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i mafies, Don Agaçio, nisin për gjykatës nga Narkoshteti i Shqipërisë, në krye të listës për të tretën herë, pra pasi është refuzuar dy herë të tjera, kunatollin e familjes mafioze Xhafaj, famozin Sokol Berberi.
Me këtë akt të pashembullt, Edvin Kristaq Rama dëshmon vendosmërine e tij kriminale per pushtimin me çdo kusht te ketij posti te larte me perfaqesuesin e familjes se dyte me te fuqishme mafioze te vendit pas familjes Rama.
Ai dergon per te treten here me rradhe ne ne krye te listes kandidat per gjykates nga Shqiperia kunatollin e familjes mafioze, i cili eshte subjekt i ligjit antimafia dhe kjo jo vetem ne Shqiperi. Kjo eshte dhe arsyeja kryesore se pse Edvini dergon per te treten here me radhe liste me persona te pavetuar.
Per te garantuar suksesin, e treta e verteta, te kunatollit te familjes Xhafa, Sokol Berberi, Don Agacio eshte kujdesur te manipuloje biografine e tij e t’i atriboj tituj akademik qe ai nuk i ka si dhe te tjera arritje imagjinare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



