Aktivisti: “Ligji rilindas i Teatrit u pordh, s’do ia përmendi më njeri emrin”
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, i cili gjithmonë ka qenë në krye të protestave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pas kthimit të ligjit në Parlament nga Presidenti Ilir Meta.
Sipas Gocit, ligjit nuk do t’ia përmendë më askush emrin, ndërsa shton se përpara u dalin 4 detyra të rëndësishme.
Reagimi i plotë i Ervin Gocit:
Ligji rilindas u pordh…ka shkelje kushtetuese, dhe kete e thote Institucioni i Presidentit.
Ligji nuk puq me, jo ne Parlament, po nuk do guxoje njeri as t’i permendi emrin.
Me siguri qe ne nje te ardhme jo te larget do kaloje ne ndonje Gjyq Nyrembergu.
Pjesen tjere te historise mund ta tregon barcaleta me miq hokatare me ndonje teke raki perpara.
Shqiperia ka shprese, derisa ka njerez ne kembe qe luftojne.
Tani kemi 4 detyra te rendesishme perpara :
1. Denoncimet ne Prokurori per te gjithe horrat ne funksione zyrtare
2. Kerkesa per restaurim urgjent
3. Ngritja e fondacionit qe do mbledhe burime financiare qe te bejne te mundur rikonstruksionin
4. Ligji per Artin dhe Teatrin, qe garanton asetet artistike kombetare, dhe statusin e artistit.
Degjohemi shpejt…”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



