E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po ç’është ky raport i DASH, që thotë se “…. në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!”
Sot

Po ç’është ky raport i DASH, që thotë se “…. në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!”

Nuk është fare e vërtetë!

Ata nuk kërcënohen, por thjesht shalohen në dru!

Nuk i lanë brinjë pa i thyer investitorit Libanez, që ka ndërtuar mrekullisht Port of Montenegron.

Donte të ndërtonte edhe këtu, por e rrahën! E copëtuan fare!

Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atê kohë e në kët kohë) nuk morën dot asnjë masë!

Gjyqet civile që lidheshin me bisnesin e këtij investitori, jo vetëm që se mbronin, por e përzinin!

Gjykatësja që mori vendimin e çuditshëm, ishte dhe eksperte e reformës në drejtësi. (E reformës që DASH na e mbështeti)
Nuk është çudi ta kalojë edhe vettingun…

Le pastaj reagimi i Kryeministrisë!
I ndyrë sa më ska! Mbrojtën të gjithë shpurën e personave përgjegjës, ndërkohë që bisnesmenit të rrahur i çonin lule…

Ndaj them që raporti i DASH nuk thotë të vërtetën ULËRITËSE!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.