Ne si popull njihemi për durim, por do të vijë dita do njihemi dhe për shperthim
Kozeta Levonja
Ne po na helmojne gjakun çdo dite me pesticidet qe na servirin pa hesap ne produktet ushqimore jo fort te lira.Erion Velia dergon furgona te policise bashkiake per te vjele gjoba e mbushur xhepat e bashkise qe nuk u ngopkan kurre, ama asnjehere nuk dergon agronome bashkiake per te matur sasine e ketyre pesticideve me ane te nje aparati Greentest i cili perdoret edhe individualisht.
Pra bashkia me plot te drejte mund te gjobise apo edhe t’i ndaloje keta fermere qe luajne me shendetin e popullit.Çdo dite KM na uron dite te mbare me pamje 3D (zoti i befte realitet endrrat) ,duke na helmuar shpirtin me gjepura te tilla.
Dikush duhet t’i thote se edhe tallja e ka nje kufi jo se ne jemi si Rumania por eshte shtuar ethshem varferia KM, jane shtuar krimet makabre brenda familjes per te cilat ti thua se shteti nuk mban pergjegjesi.Ama ai check-up i famshem mund te mos kishte shkuar ne xhepat e Vilma Nushit and & , por te ishin mbuluar shumica e komunave me sherbim mjekesor paresor e te specializuar.
E rendesidhme eshte o KM t’i thuash ministres tende te shendetesise ,para se te mbuloje komunat me qendra te rikonstruktuara le t’i mbushe ato me vlera njerezore me personel pra.Ndryshe ato rikonstruktohen ,mbahen mbyllur (personeli mjekesor po firon çdo dite)dhe kthehen ne kotece pulash qe t’i vjedhi Ridvani e te vrase jo 8 por 18.
Ne si popull njihemi per durimin por do i vije dita te njihemi edhe per shperthimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



