Sa keq është?
Rudi Erebara
Një nënë shkoi të mbyse dy vajzat binjake 6 vjec se e rrihte bashkëjetuesi. Nuk kishte as tullë as polic, që ta mbronte. Kaq keq është.
Por ne lajmë është njëlloj me këtë tmerr, qëndrimi ndaj realizmit socialist në arte. Edhe kur ndodh kjo? Kur ne po mbrojmë teatrin , ku është bërë edhe realizem socialist.
Kaq keq është.
NJë psikopat vret gjithë fisin me kallash, edhe ka opinion pse te mos kemi denim me vdekje. Fajin e ka Berisha që hapi depot. Nuk e ka fajin fisi që pas 20 vjetesh nuk ia hoqi kallashin nga dora psikopatit.
Kaq keq është.
Nuk flet Kadare të mbroje teatrin? Nuk kanë ardhur më artistet të mbrojnë teatrin?
Po ne cfarë jemi? A jemi njerëz? T’ia bejmë librat me pullë Kadaresë si filmat me ashtu?
Kaq keq është.
Të fshijmë historinë e artit shqiptar, sepse kaq mend kemi, kur jemi në luftë të mbrojmë korpusin teatror nga vjedhja e mafies?
Kaq keq është.
18 mijë lek omleta edhe bëhet nami? 3500 lek pepsi edhe bëhet nami?
Kaq keq është.
Eshtë shumë herë më keq, por thjesht duhet ta kuptojmë sa keq është.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



