E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse ke pamje horri, garipi, hutaqi, as mos prit…
Sot

Nëse ke pamje horri, garipi, hutaqi, as mos prit…

Artan Fuga

E tmerrshme!

Nuk të jep njeri faturë korrektësisht në mjaft pika shitjeje ose shërbimi.

Por, nuk është kjo kryesorja.

Të hetojnë me sy, çfarë je,

Inspektor i fshehur,
Llapaqen,
Grindavec,
Qytetar naiv,

Atëhere ta japin faturën me nje shikim sikur i ke vjedhur.

Brutale.

Nëse ke pamje:

Horri,
Garipi,
Hutaqi,
I përgjumur,
Gjysbudallë,

As mos prit faturë.

Sa të egër janë berëëëë!

Ku e ke faturen mooo? – pyeta një kamarier aty afër ambasadës zviceriane.

Uuuuu, e kam lënë te bufetierja!

O pika bufetjeres!

Kur i pyet:

Po na falimentojnë taksat!
Shteti na merr taksa po nuk kryen detyrimet e anasjellta.

Të gjithë vjedhin mooooo! Trapa jemi ne të japim djersën tonë?

Besimi social në fund të këmbëve.

Ku po shkoooojmëëëë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.