E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sport

Ish presidenti i Realit: Ronaldo do të rikthehet në Manchester United (Foto)

Ramon Calderon, ish presidenti i Real Madridit, mendon se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester Untied

Lajmi se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid i ka zgjuar të gjithë në këmbë. Për të ardhmen e sulmuesit portugez ka folur edhe ish presidenti i Los Blancos, Ramon Calderon.

Calderon, i cili e kishte transferuar Ronaldon në Real nga Manchester United, mendon se portugezit është vështir t’i ndërrohet mendja.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë për të ndryshuar mendjen e Ronaldos. Unë e kisha të njëjtën situatë me Manchester Unitedin kur ai donte të largohej dhe unë e bleva. Ai tha, ‘Dua të largohem’ dhe kjo ishte ajo”, ka deklaruar Calderon për BBC Sport.

“ Si president, nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse të mundohesh të arrish një marrëveshje sa më të mirë. Unë shpresoj se ai nuk ka vendosur të largohet, por nëse ai tashmë e ka ndarë mendjen, do të jetë e vështirë të ndryshohet situatën”, tha ai.
Calderon mendon se Ronaldo do të transferohet në Manchester Untied, nëse përfundimisht do të largohet nga Real Madridi.

“Marrëdhënia e Ronaldos me Mourinhon në Madrid nuk ishte e mirë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk dëshiron të kthehet në Manchester”, mendon Calderon.

“Ai e vonoi transferimin në Madrid për një vit, sepse Alex Ferguson ishte si një baba për të. Ai e donte klubin, tifozët, qytetin dhe unë nuk e përjashtoj një rikthim në Manchester United”, ka përfunduar Calderon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.