E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BE nuk na pranon se kemi myslimanë”? Dom Gjergj Meta: Nëse është e vërtetë, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën
Sot

“BE nuk na pranon se kemi myslimanë”? Dom Gjergj Meta: Nëse është e vërtetë, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën

Prifti katolik i Arkidioqezës Metropolitane në Tiranë, Dom Gjergj Meta, ka dale me nje reagim mbi debatin per integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Permes nje shenimi ne rrjetet sociale, ai shprehet se ‘nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë’.

Postimi në FB

Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!

Dom Gjergj Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.