“Kjo maxhorancë nuk tërhiqet pa revolta”, Lubonja: Vijën e kuqe opozita duhet ta tregojë në praktikë
“Çdo fillim sezoni mazhoranca bën thirrje për dialog”, kjo ka qenë një deklarata e analistit Fatos Lubonja, në lidhje me nisjen e sezonit të ri politikë në vend.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Lubonja ka folur për aktualitetin politikë dhe tha se kjo maxhorancë gjithmonë ka treguar se tërhiqet vetëm me revolta.
Pjesë nga biseda
Si e parashikoni vijimësinë, opozita ka thënë se nëse shkeljet vija e kuqe do të ketë revolta popullore?
Kjo maxhorancë ka treguar se nuk njeh rrugë tjetër dhe nuk ndryshon. Ose pranon person nga ndërkombëtarët, ose nga lëvizje radikale siç ishte Kukësi. Problemi është sa e ka opozita këtë vijë të kuqe, e thotë për teori apo për praktikë. Për mendimin tim kjo situatë është shumë e rëndë.
Opozita e bashkuar është gati, e ka legjitimitetin për të qenë kundër maxhorancës?
Kjo është një pyetje që shtrohet më shumë të drejtë, por legjitimitetin opozitës ja japin zullumet e maxhorancës, ju kujtojmë që zullumet e 97’ i dhanë legjitimitetin Partisë Socialiste për të qeverisur edhe pse kishte shumë gjëra kundër saj. Ky është një problem se vendi nuk nxjerrë alternativa të shëndosha.
Miratimi i ligjit të Teatrit ka sjellë debate dhe opozita ka thënë se do ketë dhe kaos?
Mekanizimi është ta lësh në minorancë qeverinë, dhe t’i marrësh deputetët që nuk ndajnë më mendimin për këtë lloj qeverisjeje. Deri tani duket se deputetët janë të kapur. Megjithatë situatat ndryshojnë, duket se ka shenja pakënaqësie në rritje në çdo gjë, Rama duket që ka futur ujë, edhe në kuptimin ndërkombëtar. Nuk e di për ato që thotë Kryemadhi, që ka deputet që janë kundër qeverisjes, por dihet se po vazhdoj kjo rrugë, do vij dita që Ramës do i ikin deputet nga treni.
A do jetë ligji i Teatrit nisja për këtë gjë?
Teatri është një pretekst, por kriza është më e thellë. Mos të harrojmë se jemi në një krizë dhe ekonomike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



