E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media belge: Bajri dyshohej për vrasje që në vitin 2001, pse nuk e kapët?! Vëllai i Xhafajt është ekstraduar…
Bota

Media belge: Bajri dyshohej për vrasje që në vitin 2001, pse nuk e kapët?! Vëllai i Xhafajt është ekstraduar…

Vazhdon debati mes Shqipërisë dhe Belgjikës sa i përket çështjes së Safet Bajrit dhe bandës së tij. Mazhoranca në Shqipëri akuzon Belgjikën se ka vonuar sjelljen e dosjes së Bajrit, ndërkohë që ai ka kryer katër vrasje në vend.

Duket paradoksale, pasi Shqipëria mund të kishte zbardhur dhe arrrestuar Bajrin për këto vrasje. Këtë paradoks e vë në dukje edhe një shkrim i gazetës belge LeVif.

Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narktike.

Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai u tha se ky është një problem i drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Koen Geens e pranon se ka pasur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedoral.

“Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001. Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve. Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”.

Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion,” thotë Geens.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.