Nënkomisari NUHU një “horr” me diploma
Armand Maho
Duket se ngjarja e Krujes ku është kërcënuar me jetë oficeri i Policisë Emiljano Nuhu nuk ka kaluar aq qetë në shtetin zvicerian, sic kerkojnë ta paraqesin autorietet shqiptare. Një burim në shtetin e këtij vendi sapo më informoi se Emiljano Nuhu së bashku me familjen është vënë nën masa të rrepta sigurie, per shkak se autoritetet zviceriane kanë dyshime te forta se i kercenohet jeta. Sot Nuhu është pyetur per rreth gjashtë orë nga autoritetet zviceriane, gjë e cila koencidon dhe me deklaratat e Ramës nga Korca ku kercenoi se “ do e gjurmoje këmba këmbës atë horr”! I njejti burim shtoi se nuk perjashtohet mundesia që autoritetet zviceriane e hapin një tjeter hetim të pavarur pasi dyshohet se autoritetet shqiptare qellimisht kërkojnë të shmangin skandalin duke e kthyer nga akuzues në të akuzuar Emiljano Nuhun!
Por perse autoritetet zviceriane nuk kanë hezituar në asnjë moment ti ofrojnë mbrojtje oficerit shqiptar? Emiljano Nuhu vec deshmisë ka paraqitur pranë autoriteteve dhe të gjitha kualifikimet që ka si oficer nen mbulim nga policia e shtetit. Trajnime nga PAMECA, Departamenti Amerikan i Drejtesisë etj janë ato që bien në sy ne kualifikimet e tij si oficer policie, ku nder të tjera pervec akademise së policisë zoteron dhe bachelor në juridik. Autoritetet e atjeshme kanë vleresuar se në asnjë moment një oficer karriere, per të cilin dhe vetë shteti shqiptar ka harxhuar jo pak e sajoje një histori te tillë vetem per azil politik.
Duket qartë se kemi e bejmë me një histori të paster bandash të cilan kanë zaptuar në cdo qelizë institucionet e shtetit. Një oficer policie per të cilin kemi paguar e gjithë ne, kercenohet dhe dëbohet nga vendi per faktin e thjeshtë se tentoi të kryente detyren. Emiljano Nuhu ishte nga ata qe kish investuar tek vetja per e mgritur jeten e tij ne kete vend, si shume te tjere, por i gjithe ky investim, e shumta do konvertohet në ndonje punetor ndertimi në shtetin Zvicerian, sepse në shtetin e tij ai ishte i “ padeshirueshem” per ata që e kontrollojnë këtë shtet. Bandat dhe trafikantet!
Me poshtë certifikatat dhe kualifikimet e oficer Nuhut! Me 23 shkurt te ketij viti ka marrë certifikaten e sigurise, atëhere si nuk do e kalonte vettingun?

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



