Xhevahir Spahiu përlotet përpara lajmërimit të vdekjes së Fatos Arapit
Çapajev Gjokutaj
Vajton poeti poetin. Xhevahir Spahiu përlotet përpara lajmërimit të vdekjes së Fatos Arapit.
Kjo foto përkundër vlerave modeste si imazh, të shtyn të përsiatësh, kur e sheh si fakt jetësor.
Duket sa paradoksale, aq dhe therëse të vajtosh njerin nga poetët e shquar të shqipes para një lajmërimi vdekjeje krejt të rëndomtë, ngjitur në shtyllë, krahas lajmërimesh për vdekatarët e radhës.
Shikuesi e ka vështirë të thotë: Spahiu është gjendur rastësisht aty dhe i tronditur nga lajmi i beftë ka shpërthyer në të qara?
Apo, me që sëmundja e ka privuar nga e folura e dikurshme, gjithë ngjyrime e mprehtësi, ka zgjedhur të flasë me foton?
Më saktë, të protestojë kundër heshtjes shumëvjeçare të shoqërisë dhe të institucioneve për një personalitet të përmasava të Arapit.
Sido që të jetë fakti mbetet fakt: Poetët janë metaforë më vete, nxisin mendimin edhe kur heshtin.
( Nga cikli ‘Mademet e shpirtit’ )
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



