E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e bën fakt të kryer shembjen e Teatrit Kombëtar
Sot

Rama e bën fakt të kryer shembjen e Teatrit Kombëtar

Të gjitha përpjekjet për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, e heqin me VKM nga kategoria zona të mbrojtura. Nga sot e kemi godinë pa status dhe në bazë të planit urbanistik i hapet rrugë projekteve të ndertimit që ka Rama dhe Veliaj.

Me vendimin nr.582 , date 3.10.2018 Keshilli i Ministrave ka miratuar “Deklarimin e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe percaktimin e zonës mbrojtëse të saj dhe miratimin e planit të ruajtjes ” .

Në këtë VKM Qeveria ka përjashtuar godinën e Teatrit Kombëtare nga zona e qendres histrorike të qytetit duke mos e vendosur askund në përmbajtjen e VKM.
Godina e Teatrit Kombetar është nxjerr si një godine pa status të trashegimisë kulturore .

Ne vendim bashkangjitur edhe harta treguese e zonimit të Qendrs Historike , zonen e mbrojtur dhe zonen arkeologjike ku duket qarte qe godina e Teatrit Kombetare nuk ekziston ne zonimin e qendres historike .

Qeveria me kete VKM i ka hapur rruge ndertimeve që do të ndodhin në ketë zonë duke u mbështetur kështu dhe në rregulloren e Planit të Pergjithshem të Bashkisë Tirane të miratuar nga Keshilli Kombetar i Territorit në 2017 , ku ne nenin 21 te kesaj rregullore percaktohet që ne ketë zonë lejohet miksimi i kategorive të struktutave të ndryshme si banim , hotele , agro-turizem , qendra tregtare etj.

Pavarësisht që presidenti Meta e ktheu ligjin, pavarësisht antikushtetueshmerisë, pavaresisht protestave te perditshme qytetare Rama dhe Veliaj vazhdojne planin per ti dhënë Fusha sh.p.k kullat tek trualli i Teatrit Kombëtar.

Bashkengjitur dokumentat zyrtare :

1. Vendimi i Keshillit Ministrave nr.582 , date 3.10.2018
2. Harta e miratuar e cila percakton zonen e miratuar si Qender Historike e Qytetit te Tiranes .
3. Faqe 19 e rregullores se Planit te Pergjithshem Vendore te Bashkise Tirane ku percaktohet miksimi i ndertimit ne zonat e trashegimise kulturore .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.